Sport
Daja e nis furishëm aventurën në Kosovë, tregon pikat e forta që kishte sot Ballkani
Demokracia
15:57 | 12 Shkurt 2022

Share:

Ballkani e ka nisur furishëm stinorin pranveror duke triumfuar me rezultat 4:1 ndaj Dukagjinit.

Korrenica, Thaqi, Gashi dhe Zeka shënuan për skuadrën nga Suhareka, kurse Merlaku shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Dajaj është deklaruar shumë i kënaqur me rezultatin pas ndeshjes.

“Jemi të lumtur me faktin që e nisim me fitore sezonin pranveror. Kjo është meritë e të gjithë futbollistëve, të cilët kanë bashkëpunuar shumë mirë me njëri-tjetrin. Ajo që më pëlqeu ishte pjesa e parë dhe ajo që duhet përmirësuar është paraqitja jonë në pjesën e dytë”, tha Daja. /Demokracia.com

Të ngjashme