ShowBiz
Dafina Zeqiri publikon këngën e re “My Love”
Demokracia
19:13 | 28 Dhjetor 2023

Share:

Dafina Zeqiri ka publikuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.

“My Love” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe me videoklip.

Bukuroshja ka bërë një interpretim të ndjerë në këngën e radhës nga albumi i ri “The Absolute Vol.1”.

Artistja shqiptare tashmë ka lansuar disa projekte nga ky album si: “Drama”, “Pahiri” me Mozzik dhe ‘remake’ “Unë të du” me Afrim Muçiqin.

Disa të tjera që janë pjesë e këtij projekti: “Ikona”, “Go, Go, Go”, “Putain” me Vig Poppa etj.

Kjo këngë tanimë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Albumi i plotë pritet të lansohet në janar 2024. 

Të ngjashme