Këngëtarja Dafina Zeqiri po dëshmon që produktivitetit të saj veçse po i shtohet intensiteti.
Pavarsisht se ajo pothuajse çdo natë është pjesë e performancave live, bashkëpunimeve e projekteve të reja të saj nuk duket se po ju vjen fundi.
Shumica e projekteve jo të pakta në numër ishin të suksesshme, mirëpo kjo nuk e ka ndalur këngëtaren të paralajmëroj bashkëpunimin e ri.
Kësaj radhe ajo ka lajmëruar se do të bashkëpunojë me një tjetër antar nga grupi PINT.
Dafina do të bashkëpunojë me reperin MC Kresha, që do të jetë pjesë e albumit ‘Dafinë Moj’