ShowBiz
Dafina Zeqiri paralajmëron albumin e ri “Unë jam ajo”
Demokracia
08:27 | 09 Janar 2023

Share:

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, nuk ka dyshim se ka qenë një nga emrat më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar gjatë viteve të fundit.

Ajo ka sjell një mori projektesh e bashkëpunimesh, me të cilët shënoi një arritje të jashtëzakonshme.

Duket se këtë do ta përcjell edhe në vijim, pasi së fundmi në rrjete sociale ka paralajmëruar albumin e ri, që natyrisht se besohet se do të lansohet përgjatë vitit 2023.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një fotosesion të ri, krijuesja e hitit “Dhimbje dhimbje” bëri me dije se së shpejti do të sjellë albumin e radhës “Unë jam ajo”.

“Diçka për 2023?”, ka shkruar ajo.

 

Reagimet qenë të menjëhershme marrë parasysh që Zeqiri vetëm në Instagram ndiqet nga afro dy milionë njerëz.

Theksojmë që i fundit projekt i publikuar nga Dafina mban titullin “Ai me mu so” në bashkëpunim me këngëtaren, Orhidea Latifi – Kida.

Të ngjashme