Dafina Zeqiri ka realizuar një video në TikTok me profesorin nga Vushtrria, i cili u bë i famshëm nga vallëzimet e tij në këtë platformë, shkruan Demokracia.com.
Profesori nga Vushtrria, Lulzim Paci, sot ka rrëfyer se është duke i përjetuar rëndë ofendimet që po merr pasi videot e tij u bënë virale në rrjetet sociale.
Pas kësaj deklarate, Paci mori përkrahje të madhe nga qytetarët dhe artistët e njohur.
Dafina Zeqiri e cila kohëve të fundit është mjaft aktive në platformën TikTok, e ftoi profesorin nga Vushtrria që të realizonin një kërcim së bashku. /Demokracia.com/