Beatrix Ramosaj sot ka reaguar për herë të parë pas eliminimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ramosaj tha se këto ditë terapia e saj ka qenë muzika, ku çdo ndjenjë dhe mendim po e hedh në letër.
Në postimin e gjatë që ajo ka bërë, ka marrë reagime nga Fjolla Morina dhe Dafina Zeqiri.
“Ti je dritë”, ka shkruar Fjolla, derisa Dafina në anën tjetër i ka dhënë mbështetje duke i dërguar disa ’emoji’ në formë zemre.
Kujtojmë se për shkak gjendjes së rënduar psikologjike, Beatrix nuk ishte e pranishme të dielën në Fan Club.