ShowBiz
Dafina Zeqiri dhe Afrim Muçiqi publikojnë këngën e re “Unë të du”
Demokracia
19:46 | 14 Dhjetor 2023

Share:

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Dafina Zeqiri dhe Afrim Muçiqi, kanë prezantuar sot (e enjte) projektin e ri muzikor.

“Unë të du” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip

Dyshja e famshme e estradës rikthejnë një projekt të vjetër, që njëherësh kanë bërë edhe interpretim të mahnitshëm.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Hivzi Krasniqi me muzikë të realizuar nga Afrim Macula.

Në klarintet shfaqet Sinan Kajtazi, i cili njëherësh është edhe drejtor i Baletit të Kosovës.

Istrumentali u bë nga Rzon Music me video nga Smartmotion.

Kjo është kënga e dytë e Dafinës nga albumi i saj i ri “The Absolute vol.1”, që do të lansohet i plotë në janar.

Të ngjashme