Lajme
Daçiqi tenton të shkaktojë panikë: Këto ditë po merren vendime për luftë apo paqe në Kosovë
Demokracia
11:41 | 17 Gusht 2022

Share:

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, është bashkuar në histerinë e zyrtarëve serbë të cilët po i thurin lavde presidentit të tyre, Aleksandar Vuçiq para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Daçiq ka bërë thirrje për unifikim në Serbi, pasi sipas tij në këtë situatë do të zgjidhet një opsion mes luftës dhe paqes, përcjell Gazeta Express.

“Të gjitha subjektet politike në Serbi duhet të jenë të bashkuara në mbështetjen e tyre për presidentin Vuçiq në këto ditë kur praktikisht po merren vendime për luftë apo paqe në Kosovë”, tha ai për Tanjug.

Vuçiq, i cili ka kërcënuar me luftë, sipas Daçiqit “dëshiron ta ruajë paqen”.

Daçiq i ka bërë thirrje edhe Bashkimit Europian që të reagojnë kundër Kosovës, e cila sipas tij po merr vendime që “e rrezikojnë paqen”.

Të ngjashme
Lajme • 01 Qershor 2024