Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar pas vendosjes së reciprocitetit nga Qeveria e Kosovës, për targat e veturave që udhëtojnë nga Serbia.
Ai ka thënë se çështja është nëse Bashkimi Evropian mendon se Marrëveshja e Brukselit nga viti 2013 është aktuale apo jo dhe ka shtuar se “Serbia nuk do të lejojë spastrimin etnik të serbëve në Kosovë” .
Daçiq vënien e masës së reciprocitetit për targat nga Qeveria e Kosovës e ka quajtur “shkelje të marrëveshjeve të Brukselit”.
“Ata duan të shohin se si do të reagojnë ndaj përdorimit të forcës dhe nëse ajo do të kalojë. Unë jam i sigurt se ka shumë më tepër veprime dhe incidente të mundshme në kokën e tyre që ata mund të bëjnë. Presidenti Aleksandar Vuçiq ishte i qartë – detyrimi i KFOR -it , dmth NATO, e cila formon shtyllën kurrizore të KFOR -it, është të garantojë siguri në përputhje me Rezolutën 1244. Ne i paralajmërojmë ata publikisht se Serbia nuk do të lejojë që spastrimi etnik i serbëve nga Kosova të përsëritet, siç ka bërë Kroacia në Republikën Serbe të Krajinës. se sa krizat e reja botërore ”, tha ai për Tanjug. /Demokracia.com/