Lajme
Daçiq thotë se pret presion të madh ndërkombëtar për njohjen e Kosovës dhe sanksioneve ndaj Rusisë
Demokracia
11:45 | 21 Gusht 2023

Share:

“Javë tejet e vështirë përpara për Serbinë”, e ka quajtur Ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq, duke thënë se Beogradi do të ekspozohet ndaj “presioneve të mëdha” për njohjen e shtetit të Kosovës si dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Por, Daçiq, i cili është edhe njëri prej lojtarëve më pro-rus në qeverinë serbe, tha se “jam i bindur që (Presidenti i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq do t’ia del të ruajë interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë dhe popullit serb në mënyrën më të mirë kësaj here”, siç e cituan mediat serbe.

Ivica Daçiq, i cili është edhe Kryetar i Partisë Socialiste Serbe, parti kjo që kryesohej nga ish-Presidenti famëkeq i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, është pjesë e koalicionit me partinë e Aleksandar Vuçiq.

Në zgjedhjet e kaluara ai ka garuar me dy zotime kryesore: “Kurrë njohje të Kosovës dhe kurrë sanksione ndaj Rusisë”.

Të ngjashme