Lajme
Daçiq: Pa Rusinë s’mund ta ruajmë Kosovën, prandaj s’i vëmë sanksione Putinit
Demokracia
11:39 | 31 Mars 2022

Share:

Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili njihet edhe si mik i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin ka folur për luftën në Ukrainë.

Ai ka thënë se nëse do t’i vendosnin sanksione Rusisë atëherë kjo do të nënkuptonte “dorëzim për Kosovën”, shkruan Tanjug, transmeton Demokracia.com.

“Ne duhet shmangur të qënurit emocional dhe irracional për situatën aktuale. Nëse jemi të gatshëm të heqim dorë nga Kosova, atëherë ne mund t’i vendosim sanksione Rusisë. Por ne nuk jemi të gatshëm, prandaj nuk mundemi. Si do ta mbrojmë Kosovën pa një aleat. Unë s’po them që ne kemi një alat të ri. Sanksionet kundër Rusisë nuk e dëmtojnë Rusinë, por Serbinë. Rusia iu ‘mbijetoi” sanksioneve të Malit të Zi, do t’iu mbijetojë edhe sanksioneve të Serbisë”, ka thënë Daçiq për Tanjug.

Kujtojmë se që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, Serbia është vendosur në një pozitë të papërshtatshme, pasi që iu desh të zgjidhte në mes të botës perëndimore dhe demokratike që dënoi dhe sanksionoi Rusinë ose brutalitetit të Vladimir Putinit.

E pavarësisht presionit perëndimor, Serbia vazhdon të jetë i vetmi vend në rajon që synon integrimin në BE e që s’ka vendosur sanksione kundër Rusisë.

Të ngjashme