Lajme
Daçiq i raporton ambasadorit rus për zhvillimet në Kosovë
Demokracia
18:45 | 30 Dhjetor 2022

Share:

Ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq është takuar sot me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko të cilin e ka informuar lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë.

Siç raportojnë mediat serbe, Daçiq e ka falënderuar ambasadorin rus për mbështetjen dhënë Serbisë.

Dy diplomatët kanë diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, në një kohë kur të gjitha vendet e botës demokratike po e sanksionojnë dhe po krijojnë distancë politike dhe ekonomike me Rusinë, për ngjarjet që lidhen me Ukrainën.

Të ngjashme