Lajme
Daçiq e quan sërish “të papranueshme” aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës: Serbia do ta kundërshtojë
Demokracia
18:27 | 25 Gusht 2023

Share:

Pavarësisht se Marrëveshja e Ohrit (dhe edhe ajo e Brukselit 2013) e obligon Serbinë të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane dhe ndërkombëtare.

Serbia tregon sheshazi se as që ka ndërmend ta zbatojë atë. Hiç më larg se sot, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në një takim me kreun e Zyrës së Këshillit Evropian në Beograd, Tobias Flesekember, këtij të fundit i tha se për Serbinë “është e papranueshme” të trajtohet aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë evrpiane, e që është edhe “paradhomë” e Bashkimit Evropian.

Kështu njoftoi Ministria e Jashtme në një komunikatë për media në uebsajtin zyrtar ku tregoi për takimin me Flesenkember.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Serbisë:

“Ministri Daçiq falënderoi Flesenkemperin për gjithçka që është arritur në mandatin e shefit të Zyrës së KiE-së në Beograd. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes që KiE na ofron prej dy dekadash në procesin e reformave, në rrugën drejt anëtarësimit tonë të plotë në BE, përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Shefi i diplomacisë serbe Daçiq ka shfrytëzuar rastin që t’ia përsërisë bashkëbiseduesit qëndrimet tona për papranueshmërinë e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme