Lajme
Daçiq e “kërcënon” Këshillin e Evropës me përkeqësim marrëdhëniesh nëse anëtarësohet Kosova në të
Demokracia
19:42 | 11 Janar 2023

Share:

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka “kërcënuar” Këshillin e Evropës me bojkotim në pjesëmarrje në samitin e krerëve të qeverive që pritet të mbahet në Islandë dhe përkeqësim të marrëdhënieve me këtë institucion në rast të anëtarësimit të Kosovës në të.

Kështu po raporton agjencia serbe e lajmeve ‘Beta’, përcjell Demokracia.com.

“Kam menduar se Kosova i ka siguruar kushtet për anëtarësim shumë kohë më parë, kanë dy të tretat e vendeve (të Këshillit të Evropës) që i mbështesin, por shumë vende nuk janë të kënaqura dhe nuk janë në disponim për të marrë vendime para përfundimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Kjo mund të dëmtojë dialogun”, ka deklaruar Daçiq.

Ai ka ripërsëritur qëndrimin e Hungarisë për anëtarësimin e Kosovës në BE, të dhënë dje nga kryediplomati hungarez Peter Szijarto.

Komiteti i Ministrave të BE-së pritet të mbajnë një samit me krerët e shteteve dhe qeverive të Këshillit të Evropës më 16-17 maj të këtij viti. /Demokracia.com/

Të ngjashme