Lajme
Daçiq bën thirrje për “mbrojtjen e popullit serb në Kosovë”
Demokracia
14:15 | 30 Maj 2023

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “të gjithë duhet të bashkohen rreth mbrojtjes së popullit serb” në Kosovë

Sipas tij, çështjet e brendshme politike nuk duhet të ndikojnë në gatishmërinë e Serbisë “për të mbrojtur popullin e saj”.

“Duhet të bëjmë gjithçka për të ndihmuar mbijetesën e popullit tonë në Kosovë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se do të kalojmë nëpër beteja të vështira, politike dhe të sigurisë”, tha Daçiq për televizionin Pink të Beogradit.

Shefi i diplomacisë serbe vlerësoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk do normalizim, por përshkallëzim dhe konflikt” dhe se qëllimi i tij është “t’i dëbojë serbët nga Kosova”.

Daçiq nuk solli ndonjë provë për këto pretendime.

Të ngjashme