Sport
Dabiqaj flet për herë të parë si lojtar i Dritës
Demokracia
22:06 | 09 Korrik 2023

Share:

Albert Dabiqaj është deklaruar për herë të parë si lojtar i Dritës.

Lojtari u largua nga Gjilani, për të kaluar te rivali i tyre i qytetit – në një transferim befasues.

Ai ka thënë se është shumë i lumtur që i është bashkuar Dritës, ndërsa ka falënderuar kryesinë për besimin e dhënë.

“Jam shumë i lumtur për klubin tim të ri. Të gjithë e din se çfarë klubi është Drita! Dua ti falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që kanë treguar për mua edhe në të kaluarën edhe tani”, ka thënë ai për faqen e klubit.

“Rivaliteti i madh mes dy klubeve të qytetit ka bërë që të flitet shumë për këtë lëvizje, por po e shijoj shumë pasi që pak lojtarë kanë mundësi ta përjetojnë këtë”.

“Këtu gjeta një grup të jashtëzakonshëm të lojtarëve dhe një staf shumë profesional ku po e shijoj çdo moment me klubin”.

“I jam falënderues secilit klub ku kam punuar, por tani koha është të jap gjithçka për Dritën dhe për tifozët Intelektualët”, ka potencuar Dabiqaj.

Të ngjashme