Prishtina ishte kritikuar mjaft shumë kohëve të fundit për akordimin e penalltive të shumta në Superligën e Kosovës.
Në lidhje me këtë tashmë ka reaguar edhe ndihmëstrajneri i Prishtinës, Debatik Curri, shkruan Demokracia.com.
Curri ka deklaruar se kur një skuadër sulmon, futet në zonë, normalisht se vie deri te penalltia.
“Nuk jemi aspak kompetent për të folur në lidhje me penalltitë”, ka deklaruar Curri në “ATV”.
“Sa i përket penalltive, unë mendoj se kur një skuadër sulmon, futet në zonë, vijnë deri te ndërhyrjet në zonë dhe akordohen penalltit”, shtoi ai. /Demokracia.com