ShowBiz
Çun Lajçi i rikthehet çështjeve madhore, ‘sulmon’ ambasadorin Hill
Demokracia
22:38 | 24 Gusht 2022

Share:

Aktori i dalë në pension, Çun Lajçi, i cili pasi e ka lënë skenën e aktrimit ia ka filluar të merret me skenën politike, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, për kryeministrin Albin Kurti.

Lajçi në një koment në rrjetin social Facebook ka shkruar se diplomati amerikan nuk duhet të thoshte që Kurti ishte i papërgatitur në takimin e Brukselit.

“Kurti asht rraja o Z. Ambasador, kurse ti je gjethi n`rrem, që thahet e bi n`tok! Ti z. Hill, ia lyen kryet Vuçiqit, me vjam arushe, dhe i thua ujkut, mësohu si kafshohet n’qaf! Ti i thua Kurtit ‘s`ishte i përgaditur’ si Vuçiqi!? Për çka duhej t’ishte i përgaditur? Që t’i aprovonte kërkesat e Serbisë?!? Me vjen keq që Amerika rrëshqet kaq keq!”, ka shkruar Lajçi.

 

Të ngjashme