Lajme
Çuditet Twitter| Faqja e njohur publikon fotografinë e gazit lotsjellës të LVV-së në Kuvend, merr mijëra reagime
Demokracia
20:32 | 30 Mars 2022

Share:

Pamjet e pjesëtarëve të policisë me maska në fytyrë gjatë kohës kur Lëvizja Vetëvendosje përdorte gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës janë rikthyer në vëmendje. Këtë herë nga një faqe e njohur në rrjetin social Twitter, e cila numëron mbi 2 milionë ndjekës.

Në dhjetor të vitit 2015, deputetët e LVV-së, partisë që tani është në pushtet dhe bën thirrje për Kodin Etik e ndryshimin e rregullores së Kuvendit, kishin vendosur të bllokojnë punimet e Kuvendit të Kosovës, përcjell Demokracia.com.

Deputetët e LVV-së ishin të bindur se do të vazhdonin me formën e njëjtë të dhunës, derisa kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa të tërhiqte marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave serbe dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi.

Ekzistojnë ende shumë fotografi që tregojnë sesi ishin “përjetuar” ato seanca, nga të cilat kishin pësuar edhe disa gazetarë që po raportonin nga Kuvendi i Kosovës.

Një të tillë e ka shpërndarë të mërkurën faqja “Archillect”, e cila numëron mbi 2 milionë ndjekës. Aty vetëm fotoja nga Kuvendi i Kosovës i ka marrë mbi 2 mijë pëlqime dhe mbi 200 shpërndarje për pak orë.

Archillect është një faqe, e cila publikon pamje interesante që kanë shanset më të larta për t’u shikuar nga audienca, përcjell Demokracia.com.

Publikimet e kësaj faqeje ndiqen shumë nga përdoruesit e rrjetit social Twitter, të cilët duket se i ka çuditur fotografia nga Kuvendi i Kosovës.

Megjithatë, të njëjtit që tronditën parlamentin, sot e udhëheqin shtetin. Glauk Konjufca tani është Kryetar i Kuvendit, por kohë më parë pikërisht në ditën kur u hodh ky gaz lotsjellës dhe u bë kjo fotografi kishte fajësuar Policinë e Kosovës se i kanë ndihmuar deputetët ta fusin gazin lotsjellës në mjediset e parlamentit./Demokracia.com/

Të ngjashme