Lajme
Çudit Armend Muja, flet për një “komplot” opozitar që vendin po e çon në kolaps energjetik
Demokracia
13:00 | 23 Maj 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, e ka akuzuar opozitën e Kosovës se po tentojnë ta çojnë vendin në një kolaps energjetik. 

“Unë besoj që ka një përpjekje të opozitës që të ketë një koordinim të plotë e që të pamundësohet ose që Kosova të vendoset në një kolaps energjetik. Opozita duhet të ketë parasysh se këto përpjekje, unë besoj se janë të pamatura. Por, megjithatë, Kosova njihet për organizimin e mirë të krizës energjetike”, ka thënë Muja, përcjell Demokracia.com.

Deputeti i LVV-së ka thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit për ta rrëzuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ngritje të çmimit të energjisë nuk është i saktë, duke shtuar se kërkesa e PDK-së është e paligjshme.

Këtë deklaratë Muja e bëri pas mbledhjes së Kryesisë.

Ai, po ashtu, ka thënë se Gjykata e Apelit nuk e ka rikthyer në pikën zero vendimin e ZRRE-së.

“Gjykata nuk ka marrë vendim që me kthy në pikën zero. Gjykata e ka aprovuar kërkesën e PDK-së që të pezullohet vendimi deri sa të ketë aktgjykim të formës së prerë. Baza e kërkesës është e paligjshme”, ka thënë ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme