Sport
Çudira nga Brazili: Tifozi i skuadrës futet në fushë dhe i jep “shkollë” portierit si të mbrohet porta
Demokracia
15:00 | 26 Prill 2022

Share:

Një ngjarje sa e çuditshme aq dhe e pazakonte ka ndodhur në Serinë D braziliane, ku një tifoz në përfundim të ndeshjes  së kampionatit mes Santa Cruz dhe ASA ka hyrë në fushën e lojës për t’i treguar portierit të skuadrës së Santa Kruz sesi të hidhet për të pritur goditjet drejt portës.

Në ndeshjen e përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës mike, gardiani i skuadrës i skuadrës është vendosur në qendër të kritikave për paraqitjen e tij në fushë.

Një tifoz i Santa Cruz nuk ka duruar më shumë dhe në fund të takimit ka hyrë në fushë duke i‘u afruar portierit dhe duke i treguar sesi të veprojë për të pritur goditjet drejt portës.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar tifozin, me episodin që u bë viral me videot e publikuara në rrjetet sociale./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 21 Maj 2024