Një kaos i vërtetë ka ndodhur te Brescia.
Filipo Inzaghi është shkarkuar nga detyra e trajnerit të dielën, teksa ekipi i tij ka pasur luhatje rezultatesh në javët e fundit. Drejtuesit e klubit italian kanë kontaktuar edhe pasardhësin e tij, Diego Lopezin. Uruguajani mbërriti në qytetin e Brescias dhe ishte gati të merrte për herë të tretë drejtimin e këtij ekipi, por është tërhequr në momentin e fundit.
Drejtuesit e skuadrës bardheblu kanë harruar për një moment kontratën që kanë lidhur me Inzaghin, e cila i ndalon ata ta shkarkojnë nëse Brescia ndodhet në 8 vendet e para të renditjes. Klubi gjendet në vendin e tretë, çka ka bërë që drejtuesit të marrin përsëri ish-sumuesin e njohur në rolin e trajnerit vetëm dy ditë pasi e shkarkuan. /Demokracia.com