ShowBiz
“Crypto” e Don Xhonit arrin një milion klikime në YouTube brenda një dite
Demokracia
18:24 | 14 Mars 2022

Share:

Reperi i njohur, Don Xhoni hyri fuqishëm në estradës shqiptare viteve të fundit dhe sukseset e tij po shtohen çdo herë e më shumë.

Ndonëse një reperi i ri në treg ai tashmë numëron shumë hite e te cilat pëlqehen nga fansat e tij të shumtë.

Reperi nga Drenica në anën tjetër nuk po e ndal punën në realizimin e projektet të reja, ashtu siç ka vepruar së fundmi.

Don Xhoni lansoi këngën “Crypto” të shoqëruar me klip e që po pritet mirë nga publiku dhe brenda vetëm një dite ka grumbulluar një milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Këtij suksesi i është gëzuar vet reperi, i cili e ndau lajmin me ndjekësit e tij në Instagram ku ka mbi 700 mijë të tillë.

“Një milion, një ditë, çka me thënë? Me hiphop/drill duke thyer rekorde, çka kena me bë me hite tjera”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit.

Të ngjashme