Sport
Crvena Zvezda – Milan, formacionet zyrtare
Demokracia
17:50 | 18 Shkurt 2021

Share:

Një ndeshje e nxehtë pritet të zhvillohet sonte nga ora 18:55 në Beograd, aty ku takohen Crvena Zvezda – Milan e vlefshme për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës, shkruan Demokracia.com.

Milani llogaritet favorit i madh, por sigurisht që i duhet bukur shumë punë për të ngadhënjyer në një stadium shumë të tensionuar, e që fatmirësisht sonte luhet pa tifozë për shkak të pandemisë.

Tashmë të dyja skuadrat kanë publikuar formacionin zyrtare, dhe Milani në fushë zbret me ekipin më të mirë përveç mungesës së Ibrahimoviqit.

Zvezda: Borjan, Degenek, Pankov, Milunovic, Rodic, Petrovic, Kanga, Gobeljic; Ivanic, Nabouhante, Falcinelli.

Milan: Donnarumma, Kalulu, Romagnoli, Tomori, Hernandez, Krunic, Bennacer, Melte, Castillejo, Mandzukic, Rebic. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024