Sport
Cristiano Ronaldo tregon sërish anën humane, bën veprim të mrekullueshëm për të prekurit e shpërthimit vullkanik
Demokracia
13:39 | 20 Dhjetor 2021

Share:

Futbollisti i Manchester United, Cristiano Ronaldo, i ka dhuruar La Palmës një fanellë të skuadrës së Portugalisë të firmosur me mesazh inkurajimi, e cila do të dalë në ankand për të mirën e të prekurve nga shpërthimi vullkanik.

“As forca e një vullkani nuk do të mundet me La Palma. E gjithë mbështetja ime për ishullin e bukur” është dedikimi që ylli portugez ka shkruar në këmishën që i ka dhuruar firmës Recarquitectos.

Ankandi do të mbahet më 24 dhjetor dhe shuma e mbledhur do të transferohet në llogarinë e krijuar nga Cabildo de La Palma për të kanalizuar të gjitha donacionet.

Kjo nuk është hera e parë që ylli portugez i futbollit bën veprime bamirësie duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë. /Demokracia.com/

Të ngjashme