Cristiano Ronaldo të premten u bë personi i parë që arriti 300 milionë ndjekës në Instagram.
Edhe me ekipin kombëtar të Portugalisë, arritjet e Ronaldos sa shkojnë e rriten.
36-vjeçari është lojtari më i mirë i vendit me 106 gola të shënuara gjatë karrierës së tij.
Një studim i vitit të kaluar tregoi se çdo postim i sponsorizuar në llogarinë e Ronaldos vlen afro 900 mijë euro.
Të ardhurat e tij arritën në 48 milionë euro vetëm për fotot e ngarkuara në rrjetin social të lartpërmendur, një shumë që e tejkalon pagën e tij te Juventusi.