Sport
Cristiano Ronaldo thotë se dëshiron të luaj për Portugalinë edhe në Evropianin 2024
Demokracia
19:20 | 21 Shtator 2022

Share:

Futbollisti i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka thënë se dëshiron të luajë me kombëtaren portugeze në Kampionatin Evropian të vitit 2024, i cili do të mbahet në Gjermani, raportojnë mediat britanike.

Ronaldo tha se Kupa e Botës në Katar këtë vit nuk do të jetë kompeticioni i fundit i madh në karrierën e tij.

“Udhëtimi im nuk ka mbaruar. Unë do të jem pjesë e Kupës së Botës, dhe dua të jem në Kampionatin Evropian të vitit 2024. Do të më shikoni për disa kohë”, tha përfaqësuesi portugez.

Ronaldo do të mbushë 38 vjeç në shkurt 2023.

Ai luajti 189 ndeshje për kombëtaren portugeze dhe shënoi 117 gola dhe fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016 me kombëtaren./Demokracia.com/

Të ngjashme