Sport
Cristiano Ronaldo shkruan historinë në Evropian, thyen rekord të jashtëzakonshëm
Demokracia
21:13 | 15 Qershor 2021

Share:

Cristiano Ronaldo kontribuoi me dy gola sonte në takimin e Grupit F kundër Hungarisë në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Portugalia fitoi 0-3 ndaj Hungarisë në “Puskas Arena” në Budapest në praninë e mbi 60 mijë tifozëvve, shkruan Demokracia.com.

Me dy golat e shënuar në Budapest, Ronaldo ka thyer rekord duke u bërë lojtari me më së shumti gola në histori të Kampionateve Evropiane.

Ylli i Juventusit ka shkuar në kuotën e 11 golave në Evropiane, duke lënë pas Michel Platinin me dy gola më pak.

Portugalia ndodhet në Grupin F së bashku me Francën, Gjermaninë dhe Hungarinë. /Demokracia.com

Të ngjashme