Sport
Cristiano Ronaldo publikon video gjatë rrugës për në Arabinë Saudite
Demokracia
14:57 | 02 Janar 2023

Share:

Ylli portugez i futbollit karrierën do ta vazhdojë tanimë edhe zyrtarisht në Arabinë Saudite te klubi i Al Nassr.

Cristiano Ronaldo është duke udhëtuar drejt shtetit arab për të kompletuar transferimin e plotë si lojtar i lirë, shkruan Demokracia.com.

Në llogarinë e tij në Instagram, Ronaldo ka publikuar pamje nga aeroplani gjatë fluturimit për në Arabinë Saudite.

Ronaldo do ta mbajë fanellën me numër 7 dhe kjo pa dyshim se do të jetë më e shitura dhe më e preferuara në Arabinë Saudite.

Portugezi, nga ana e tij, do të paguhet deri në 200 milionë dollarë në vit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Manchester United në fund të vitit 2022, pas deklaratave të tij duke akuzuar klubin anglez për “tradhti”./Demokracia.com/

Të ngjashme