Sport
Cristiano Ronaldo kryen testet mjekësore tek Al Nassr
Demokracia
15:09 | 03 Janar 2023

Share:

Cristiano Ronaldo i ka kryer me sukses testet mjekësore në klubin e tij të ri, Al Nassr.

Ylli portugez i futbollit ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram gjatë testimeve mjekësore.

“Viziat u kryen” – ka shkruar Ronaldo në rrjetin social, shkruan Demokracia.com.

Sot gjatë ditës pesë herë fituesi i Topit të Artë do ta nënshkruajë kontratën me klubin arab deri në vitin 2025, ndërsa pritet të paguhet deri në 200 milionë euro në vit./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025