Sport
Cristiano Ronaldo, futbollisti më i mirë i muajit në Premierligë
Demokracia
13:46 | 12 Maj 2022

Share:

Cristiano Ronaldo është zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit prill në Premierligë.

Superylli portugez gjatë muajit prill ishte kontribuuar me pesë gola në katër përballje me Manchester United, shkruan Demokracia.com.

Ronaldo kishte realizuar “het-trik” në fitoren 3:1 të “Djajve” kundër Norëich Cityt në Old Trafford.

37-vjeçari kontribuoi edhe më një gol në humbjen 3:1 nga Arsenali në “Emirates”.


CR7 u bë vetëm lojtari i katërt që e arrin këtë shifër në klub pas Ryan Giggs, Paul Scholes e Wayne Rooney, njofton Manchester United.

Kjo është hera e dytë që Ronaldo e fiton këtë çmim, që ndahet nga Premierliga, që prej rikthimit të tij në Angli në verën e vitit të kaluar./Demokracia.com/

Të ngjashme