Sport
Cristiano Ronaldo blen një dhomë oksigjeni për të mbajtur veten në formë
Demokracia
14:07 | 03 Janar 2022

Share:

Cristiano Ronaldo ka blerë një dhomë oksigjeni të teknologjisë më të re, për të mbajtur formën e tij trupore.

Superylli i futbollit mund të thithë ajër të pastër drejt në plazmën e gjakut nga komoditeti i shtëpisë së tij, duke ndihmuar në riparimin e indeve të dëmtuara, raporton mediumi britanik “The Sun”.

“Të gjithë e dinë se Cristiano është një fanatik fitnesi dhe është plotësisht i përkushtuar për të qenë në formënmë të mirë që mund të jetë. Ai ka përdorur dhoma oksigjeni më parë në karrierën e tij, por nuk është lehtë të gjenden në Britani kështu që ka vendosur të blejë një dhe ta vendosë në shtëpinë e tij. Do të thotë se nëse ndonjëherë ndjen ndonjë jokomoditet atëherë mund ta shfrytëzojë dhomën. Ka arsye pse ai humb shumë pak ndeshje shkaku i lëndimeve”, ka thënë një burim.

Sulmuesi portugez ka makinën e terapisë me oksigjen (HBOT) në shtëpinë e tij në Cheshire.

Në vitin 2016, ai kishte përdorur një makinë të tillë në Ibiza për t’u rikuperuar më shpejt nga një lëndim i gjurit që kishte marrë në finale të Evropianit atë vit.

Tetorin e kaluar Ronaldo kishte marrë në apartamentin e tij edhe një dhomë akulli në vlerë 50 mijë funte. /Demokracia.com/

Të ngjashme