Auto&Tech
Cristiano Ronaldo bëhet personi më i ndjekur në rrjetet sociale
Demokracia
15:59 | 12 Shkurt 2021

Share:

Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë që grumbulloi 500 milionë ndjekës nëpër platformat e mediave sociale Facebook, Instagram dhe Twitter.

Superylli i Juventusit është bërë një ikonë globale dhe është padyshim një nga yjet më të famshëm të futbollit ndonjëherë.

Instagram mendohet të ketë rreth 1 miliard përdorues që do të thotë se rreth 15% e përdoruesve të platformave po ndjekin fituesin e pesë “Topave të Artë”.

Krahasuar me rivalin Lionel Messi, Ronaldo ka 78 milion ndjekës më shumë në Instagram ndërsa Messi nuk ka një llogari personale në Twitter.

Ronaldo u bë 36 vjeç fundjavën e kaluar. /Demokracia.com/

Të ngjashme