Këshilltari i kryeministrit Kurti, Erzen Vraniqi, e ka përditësuar fotografinë e profilit të tij në “Jo Negociata”. Çka na thotë kjo?
Sot është 18 vjetori i themelimit të Vetëvendosjes, dhe aktivistë të kësaj partie po festojnë.
Por, në vend se të harronte si të tjerët parullën e famshme “Jo Negociata” meqë po bëjnë negociata me Serbinë, Erzen Vraniqi e ka përditësuar fotografinë e profilit me të.
Ai nuk e ka thënë asnjë mbishkrim në këtë fotografi.
Fotografia në fjalë del se është pëlqyer nga deputeti Artan Abrashi dhe aktivistët Dejona Mihali, Hysamedin Feraj, Egzon Azemi etj.