Sport
COVID ka pushtuar Barcelonën, Xavi kërkon të anulohet ndeshja
Demokracia
22:36 | 01 Janar 2022

Share:

Xavi Hernandez i ka bërë sot thirrje La Liga që të anulojë ndeshjen e parë të vitit të katalansve kundër Mallorcas, transmeton Demokracia.com.

Skuadra katalanase është goditur rëndë nga infektimet me COVID-19 dhe trajneri i Barcelonës ishte i qartë teksa foli për prishjen e kampionatit nga zhvillimi i ndeshjeve të tilla.

“Jemi në një situatë në limite pasi kemi 17 apo 18 mungesa. Mendoj se mund të rikuperojmë Umtiti i cili rezultoi negativ. Besoj se ishte momenti i duhur për të pezulluar ndeshjen. Kjo do të prishë kampionatin. U pezullua një ndeshje se Sevillas i mungonin tre lojtarë nga Amerika e Jugut dhe ne kishim një të tillë që mungonte. Ky është opinioni im dhe është logjika e thjeshtë. Duket se rregullat janë shumë të ashpra e duhet të zbresim në fushë”, ka thënë Xavi.

Ndeshja mallorca – Barcelona do të luhet nesër nga ora 21:00. /Demokracia.com

Të ngjashme