Lifestyle
Covid-19 shfaqet edhe tek majmunët
Demokracia
14:17 | 13 Janar 2021
Një nga gorillat në Parkun Safari të Kopshtit Zoologjik të San Diegos

Share:

Tetë gorilla kanë rezultuar pozitive me Covid-19 në Parkun Safari të Kopshtit Zoologjik në San Diego, që besohet se janë rastet e para të këtij lloji.

Tek disa gorilla janë shfaqur simptoma, si kollitja, por asnjë nga ta nuk duket të jetë i sëmurë rëndë, raportojnë mediat e huaja.

Supozohet se virusi është bartur tek  gorillat nga një njeri.

“Përveç sekrecioneve dhe kollitjes, gorillat janë duke u përmirësuar”, tha Lisa Peterson, drejtoresha ekzekutive e Parkut Safari të Kopshtit Zoologjik të San Diegos.

Kopshti zoologjik është mbyllur që nga fillimi i dhjetorit për shkak të pandemisë

Megjithëse mendohet të jetë rasti i parë i njohur tek majmunët, virusi është shfaqur tek disa kafshë të tjera, duke përfshirë macet dhe qentë shtëpiak.

 

Të ngjashme