Sport
COVID-19 “pushton” Real Madridin, konfirmohen edhe katër lojtarë të infektuar
Demokracia
16:15 | 29 Dhjetor 2021

Share:

Është rritur numri i rasteve me të infektuar në skuadrën e Real Madridit.

Klubi “mbretëror” ka konfirmuar katër raste të reja me koronavirus, shkruan Demokracia.com.

Courtois, Valverde, Camavinga dhe Vinicius Jr janë lojtarët që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar Real Madridi përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.

“Real Madrid CF raporton se lojtarët tanë Courtois, Valverde, Camavinga dhe Vinicius Jr. kanë rezultuar pozitivë me COVID-19”, thuhet në komunikatën e klubit. /Demokracia.com/

Të ngjashme