Sport
COVID-19 po i largon momentet më të bukura të sportit: Ja çfarë ndodhi në NBA
Demokracia
10:46 | 25 Janar 2021

Share:

Pandemia e COVID-19, është bërë një luftëtar i ashpër për sportin.

Koronavirus që goditi botën, ka bërë që klubet të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rreptësishtë masat rigoroze kudo dhe në çdo kohë, transmeton Demokracia.com.

Lojtarët tash po privohen edhe një nga momentet më të bukura që mund të shihen në ndeshje, shkëmbimet e fanellave.

Lojtari i Brooklyn, Kyrie Irving dhe qendra e Miamit Bem, Adebayo ndien të gjithë mizorinë e masave në lëkurën e tyre pas ndeshjes, pas së cilës ata donin t’i dhuronin njëri-tjetrit një fanellë.

Sidoqoftë, sigurimi i Miamit vuri re atë që këta të dy po tentonin të bëni dhë hyri në mes duke iu bërë të qartë se kjo është e ndalur dhe ata u detyruan të heqin dorë.

Miami është klubi i parë në NBA që shkon një hap më tej kur bëhet fjalë për luftën kundër virusit Korona. Klubi ka angazhuar një qen të trajnuar posaçërisht për të nuhatur transportuesit e virusit në hyrje të sallës. /Demokracia.com

Të ngjashme