Lajme
COVID-19 në Shqipëri: 14 të vdekur dhe1 mijë e 59 raste të reja
Demokracia
17:54 | 12 Shkurt 2021

Share:

14 persona kanë humbur jetën në Shqipëri pas infektimit me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka njoftuar se 14 persona kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura në 1 mijë e 531.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1 mijë e 59 raste të reja nga 3 mijë e 982 testime të kryera.

Lajmi i mire është se në 24 orët e fundit janë shëruar 881 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve  55 mijë e 243 që nga fillimi i epidemisë./Demokracia.com

Të ngjashme