Lajme
COVID-19: Në Itali shtohet numri i të shtruarve në intensivë
Demokracia
19:37 | 16 Mars 2021

Share:

Në 24 orët e fundit, Italia ka konfirmuar 20 mijë e 396 raste të reja me koronavirus nga afro 370 mijë testime të kryera.

Po ashtu janë konfirmuar edhe 502 vdekje, krahasuar me 354 që ishin një ditë më parë.

Që nga fillimi i pademisë e deri më sot janë regjistruar 103 mijë vdekje nga COVID-19.

Krahasuar me numrin e testimeve, indeksi i pozitivitetit është në rënie megjithatë mbi 53 mijë raste janë ende aktive ndërsa të shtruarit në terapi intensive janë në rritje.

Të ngjashme