Lajme
COVID-19, MSH: Po vazhdon vaksinimi mobil për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
Demokracia
08:42 | 02 Shtator 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është duke vazhduar vaksinimi mobil në komunat e Kosovës për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

“Në këtë mënyrë ekipet mobile deri tani kanë vaksinuar qytetarë në Prizren, Fushë Kosovë dhe Gjakovë duke arritur kështu numrin e të vaksinuarëve në terren afër 900 qytetarë. Vaksinimi do të vazhdoj në komunën e Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe në zonat rurale me me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor”, thuhet në njoftim..

MSH-ja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të caktojnë terminin e tyre dhe të vaksinohen sepse është e drejtë elementare e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe vetëm përmes vaksinimit do të mbrohemi nga variantet e reja të COVID-19. /Demokracia.com/

Të ngjashme