Thibaut Courtois foli me katër media të ndryshme në katër gjuhë të ndryshme pas fitores së Real Madridit në Superkupën UEFA ndaj Eintracht Frankfurt.
Fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi mundi fituesin e Ligës së Evropës, Frankfurtin 2-0 në Helsinki të mërkurën në mbrëmje pas golave të David Alaba dhe Karim Benzema.
Portieri Courtois bëri një numër pritjesh jetike dhe kjo do të thotë se ai tani ka mbajtur portën e pastër në të katër paraqitjet e fundit për Los Blancos.
Sipas Archie Rhind-Tutt , Courtois mori pjesë në katër intervista të njëpasnjëshme dhe ndërroi gjuhët me lehtësi.
Besohet se Courtois mund të flasë holandisht, frëngjisht, anglisht dhe spanjisht, ndërsa ka një kuptim të fortë të gjermanishtes dhe portugalishtes.
Reprezentuesi belg iu bashkua Realit nga Chelsea në vitin 2018 dhe transferimi u kritikua fillimisht, duke pasur parasysh lidhjet e tij me rivalët e hidhur Atletico Madrid./Demokracia.com/
“The last few months we’ve had three finals, and three times a clean sheet.” ?
Thibaut Courtois looks back on another night of success for Real Madrid! ?
It’s becoming a habit for the Belgian stopper ?
? @archiert1 #SuperCup pic.twitter.com/56dR1NvGHv
— Football on BT Sport (@btsportfootball) August 10, 2022