Lajme
Costa: Autoriteti i BE rrezikohet, duhet të jemi të bashkuar për paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme
Demokracia
13:38 | 16 Maj 2025

Share:

Në nisje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Tiranë, Presidenti i këshillit Europian Antonio Costa bëri thirrje për unitet dhe përkushtim të përbashkët për paqe, duke e cilësuar sigurinë e Ukrainës si pjesë të sigurisë së vetë Evropës.

“Duhet të jemi të bashkuar, dhe Europa duhet të arrijë të sjellë një paqe afatgjatë për Ukrainën. Siguria juaj është edhe siguria jonë, i dashur Vladimir,” u shpreh Costa.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ndërhyrjes evropiane për paqe në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se dështimi për të vepruar do të minonte jo vetëm sigurinë e kontinentit, por edhe autoritetin moral dhe politik të Evropës në skenën ndërkombëtare.

“Duhet të jemi të bashkuar dhe Europa duhet t’i a dalë të sjellë një paqe afatgjatë për Ukrainën. Siguria juaj është edhe siguria jonë i dashur Vladimir. Duhet t’ia dalim mbanë për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme, nëse nuk e bëjmë, minohet siguria jo vetëm e Europës por edhe autoriteti i saj”, u shpreh Costa.

Të ngjashme