Lajme
Çoroditet ministrja serbe, e mohon gjenocidin në Srebrenicë
Demokracia
10:34 | 23 Prill 2024

Share:

Tashmë puna për të njohur 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, përmes një rezoluta të OKB-së, është çështje shumë e diskutuar.

Serbia vazhdon të kundërshtojë këtë hap, duke refuzuar të njohë gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës, ku për tri ditë u vran mbi 8 mijë burra boshnjakë myslimanë.

Ministrja e Drejtësisë, Maja Popoviq, ka theksuar se propozimi i rezolutës është në favor të historisë së boshnjakëve të vuajtur dhe për të mohojnë vuajtjet e serbëve.

Madje, siç transmeton Tanjug, ajo ka mohuar gjenocidin në Srberenicë, ndonëse vetë Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi kishte dënuar Ratko Mlladiqin dhe disa persona të tjerë për këtë masakër.

Sipas Tanjugut, Popoviq citohet të ketë thënë “që nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë”.

Të ngjashme