Interi po shkon me hapa të sigurt drejtë titullit të kampionit në Serie A.
Zikaltrit shënuan mbrëmë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Bolognas me rezultat 0:1 me golin e shënuar nga sulmuesi gjigant Lukaku, transmeton Demokracia.com.
Pas sfidës Antonio Conte është intervistuar në mikrofonat e “SKY Sport” duke analizuar këtë takim dhe duke treguar se kjo nuk ishte fitore për titullin kampion, por po fillojnë të shohin diçka:
Fitore titulli – “Nuk është një fitore titulli, sepse ajo fitohet në fushë kur matematika ta lejon. Janë ende dhe 10 ndeshje për tu luajtur dhe jemi të vetëdijshëm që rrugëtimi është ende i gjatë. Kampionati italian është i vështirë, por është e qartë që po fillojmë të shohim diçka. Ne e shohim më afër, të tjerët pak më larg, por të gjithë e shohin si objektivin e tyre. Vetëm ne duhet të jemi ata që duhet të mbrojmë vendin e parë, nuk kemi bërë ende asgjë”, ka thënë Conte. /Demokracia.com