31 janari ishte ditë intensive merkatoje për Totenhemin që pasi konfirmoi afrimet e Kulusevskit dhe Bentanncurit nga Juventusi, u tregua aktiv edhe në merkaton dalëse me largimet e Lo Selsos në formë huazimi te Villareali dhe Tangui Ndombelesë te Lyoni.
Për këtë të fundit bëhet fjalë për një rikthim dhe francezët kanë përfshirë në kontratën e huazimit edhe klauzolën e mundësisë së blerjes për 54 milionë paund në verë.
Ndërkohë që lëvizja më e bujshme ishte pa dyshim transferimi i Dele Alit te skuadra e Evertonit, duke u bërë përforcimi i dytë i trajnerit të ri Frenk Lampard në “Goodison Park” pas atij të mesfushorit të Manchester Unitedi, Doni van de Bek, i cili erdhi po në ditën e fundit në formë transferimi.
Një tjetër largim ishte edhe ai i Brajan Gil, i cili huazohet te Valencia 6 muaj pasi firmosi me “Spursat” nga Sevija. /Demokracia.com