Antonio Conte është shumë afër të kompletojë marrëveshjen me drejtuesit e Tottenham Hotspur për ta marrë drejtimin e skuadrës.
Conte ndodhet në Londër, ndërsa është gati të takohet me drejtorin, Fabio Paraticin, njofton gazetari italian, Fabrizio Romano, përcjell Demokracia.com.
Tekniku italian pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me “Spurs” që do e mbajë të lidhur atë me londinezët deri në qershor të vitit 2023.
Conte pritet ta zëvendësojë Nuno Espirito Santosin i cili u shkarkua të hënën (sot) nga klubi anglez.
Tottenham are preparing contracts and paperworks to appoint Antonio Conte as new manager. Agreement set to be signed until June 2023 once all details will be fixed. ⚪️? #THFC
Antonio Conte is currently in London with his camp, ready to meet with Fabio Paratici. pic.twitter.com/wKFddvI99K
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 1, 2021
Pas 10 xhirove të para këtë sezon, Tottenham ka një bilanc prej pesë fitoreve e pesë humbjeve, duke qëndruar aktualisht në pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë të mbledhura.
Antonio Conte është i papunë, pasi u largua nga Interi në verë, vetëm pak kohë pasi u stolis me titull të kampionit në Serie A. /Demokracia.com