Sport
Conte flet si trajner i Tottenhamit: Mezi pres të nisi punën, klubi ka ambicie
Demokracia
15:23 | 02 Nëntor 2021

Share:

Antonio Conte është emëruar zyrtarisht trajner i klubit anglez, Tottenham Hotspur.

Tekniku Italian nënshkroi kontratë me “Spurs” që do ta mbajë atë të lidhur me klubin londinez deri në qershor të vitit 2023, shkruan Demokracia.com.

Conte në fjalët e para si trajner i Tottenhamit është shprehur i lumtur, duke e vlerësuar klubin e ri.

“Jam shumë i lumtur që u riktheva si trajner dhe për të bërë në një klub që ka ambicie të jetë protagonist. Tottenhami ka një ndër stadiumet më të mira në botë”.

52-vjeçari zbuloi arsyen pse nuk iu bashkua Tottenhamit në verë, atëherë kur u largua nga Interi.

“Mezi pres të nisi punën me skuadrën dhe tifozët. Verën e kaluar marrëveshja nuk ndodhi sepse ishte i shpejtë fundi me Interin dhe emocionet ishin të përfshira gjithashtu, kështu që mendova se nuk ishte koha për t’u rikthyer punës së trajnerit”.

“Tani që mundësi mu dha sërish, e kam zgjedhur me bindje të plotë”, deklaroi Conte për faqen zyrtare të klubit.

Conte e ka zëvendësuar në krye të stolit trajnerin portugez, Nuno Espirito Santos i cili u shkarkua pas rezultateve negative. /Demokracia.com

Të ngjashme