Gareth Bale duket se ka nënshkruar një para-kontratë me Tottenham-in, që do të hyjë në fuqi duke filluar nga vera e ardhshme. Lajmi është dhënë nga gazeta spanjolle El Nacional.
Kështu, duket se aventura e uellasianit në Madrid është afër fundit. Bale, mes më të paguarve të Los Blancos, është prej kohësh një trup i huaj te madrilenët, por ka ndërmend ta nderojë kontratën deri në fund për të marrë të gjitha rrogat që i kanë mbetur.
Për më tepër, duke u kthyer te Tottenham me kosto zero, uellsiani do të ketë të garantuar një bonus në momentin e nënshkrimit të kontratës me skuadrën e Contes. /Demokracia.com