Lajme
Çollaku: Qeverisë po i mungon dija dhe eksperienca në politikën e jashtme
Demokracia
19:53 | 28 Mars 2022

Share:

Ish-ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka kritikuar politikën e jashtme të Kosovës.

Ai ka thënë se Qeverisë Kurti po i mungon dija dhe eksperienca në politikën e jashtme.

Çollaku ka thënë se kjo qeveri po bën skandale të natyrave të ndryshme gjatë vizitave jashtë shtetit.

“Vizitat tek shtetet mike nuk duhet ta shqetësojë askënd, Sepse ne prioritet gjithmonë duhet t’i kemi shtetet mike por mbi të gjitha partnerët tanë strategjikë. Mirëpo edhe kur po shkojnë tek shtetet mike por edhe tek partnerët strategjikë në vend se t’i thellojnë bashkëpunimin dhe të bëjnë diçka që është bërë deri më tani, ata po bëjnë skandale të natyrave të ndryshme. Por, mbi të gjitha atyre po ju mungon dija dhe eksperienca dhe këto pastaj po reflektojnë në gabimet amatoreske që po i bëjnë dhe që nuk fshihen dot”, ka thënë ai në Info Magazine.

Të ngjashme